Anija shqiptare “Butrinti” shpëton 55 emigrantë në detin Egje

Anija “Butrinti”, së bashku me një anije greke dhe një turke, shpëtuan 55 emigrantë nga një gomone në vështirësi në detin Egje.

Lajmi u bë i ditur nga Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, u cili ndau sot pamje nga ky operacion shpëtimi teksa u shpreh se, “anija ‘Butrinti’, tregoi edhe një herë profesionalizëm të lartë në misionin e saj në ujërat e detit Egje”.

“Së bashku me një anije greke dhe një turke, ekipi i anijes ‘Butrinti’ shpëtuan 55 emigrantë nga një gomone në vështirësi. Në këtë operacion shpëtimi, efektivët e FA, treguan përkushtimin e palëkundur për parandalimin e humbjes së jetëve të njerëzve dhe gatishmërinë për të ndihmuar në situata të tilla emergjente”, shkruasn Peleshi në Facebook.