Sherri mes të rinjve në Korçë, plagoset nëna e njërit prej tyre

Detaje të reja bëhen me dije nga konflikt në Malin e Moravës mes disa të rinjve, ku raportohet se ka mbetur e plagosur nëna e njërit prej tyre.
Konflikti ka degraduar për arsye banale dhe ka bërë që njëri prej të rinjve të nxjerrë një armë e të qëllojë në ajër.
Për sa i përket nënës së këtij të riu, dyshohet se gjatë konfliktit ajo mund të jetë dëmtuar me thikë por rrethanat janë ende të paqarta edhe për policinë e cila po vijon hetimet dhe të marrë në pyetje të gjithë personat e ndodhur në momentin e konfliktit.
E plagosura ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.


Shtuar 24.05.2021 13:14