Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka mbërritur në Pragë, sipas pamjeve të transmetuara nga një rrjet televiziv lokal.
Në kryeqytetin çek, presidenti ukrainas pritet të takohet me homologun çek dhe zyrtarë të tjerë, njoftoi një përfaqësues i presidentit çek.
Gjatë vizitës së tij, presidenti ukrainas do të falënderojë Petro Pavel për mbështetjen e vazhdueshme të vendit të tij për Kievin dhe luftën e tij kundër agresionit rus./Albeu.com.