Sherr me sende të forta në Krujë, plagosen dy persona, njëri në gjendje të rëndë

Një konflikt verbal ka degraduar në përdorimin e dhunës ditën e sotme. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Borizanë pranë Krujës.

Mësohet se konflikti ka nisur për shkak të një guroreje.

Dy persona kanë mbetur të plagosur pasi janë dhunuar me sende të forta.

Bëhet fjalë për Jashar Maja dhe Bilbil Maja të cilët janë dërguar drejt spitalit.

Sakaq, Bilbil Maja ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë kanë shoqëruar shtetasit Xh. Rr., dhe P. Rr., si dhe po punojnë për shoqërimin e shtetasve I. Rr., dhe K. Rr., të përfshirë në këtë konflikt.

Njoftimi i policise:

Krujë/Informacion paraprak

Ditën e sotme, në një lokal në aksin rrugor Fushë Krujë – Thumanë ka ndodhur një konflikt mes shtetasve B. M., e J. M., dhe shtetasve Xh. Rr., I. Rr., dhe K. Rr.

Gjatë konfliktit shtetasit Xh. Rr., I., Rr., dhe K. Rr., dyshohet se kanë goditur me sende të forta shtetasit B. M. dhe J. M., të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Shkak për konfliktin midis këtyre shtetasve dyshohet të jetë një gurore në fshatin Borizanë, në pronësi të shtetasit P. Rr., i cili ka leje shfrytëzimi dhe licensë për zhvillimim e aktivitetit dhe sipas pretendimeve të shtetasve të dëmtuar (B. M. dhe J. M.) kur ndodhin plasje në gurore, krijon shqetësime në banesat e tyre.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë kanë shoqëruar shtetasit Xh. Rr., dhe P. Rr., si dhe po punojnë për shoqërimin e shtetasve I. Rr., dhe K. Rr., të përfshirë në këtë konflikt.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe në përfundim të veprimeve hetimore do të ketë një informacion të plotë.

/Albeu.com/


Shtuar 6.07.2023 16:40