Gjyshja e Nahel M ka bërë thirrje për qetësi pas natës së pestë të trazirave në të gjithë Francën pasi nipi i saj 17-vjeçar u vra nga policia.
“Ne nuk duam që ata të shkatërrojnë dyqanet, autobusët dhe shkollat“, tha Nadia për BFM TV.
“Po e përdorin Nahelin si justifikim”, tha ajo, “Ne duam që gjërat të qetësohen”.
“Më dhemb zemra”, tha ajo për paratë e dhuruara për policin që u arrestua pasi qëlloi për vdekje Nahelin të martën.
Por ajo thotë se ka besim se punonjësi i policisë do të ndëshkohet si gjithë të tjerët.
“Jam e lodhur”, u shpreh ajo. “Ka mbaruar, fëmija im nuk ka më jetë.”
Teksa bën thirrje për qetësi dhe ndalim të trazirave, ajo shtoi: “Mos i prishni shkollat, mos i prishni autobusët. Janë nënat e tjera që marrin këta autobusë”.
Franca ka qenë në një gjendje alarmi prej protestave që filluan si pasojë e vrasjes së adoleshentit nga policia. Përplasjet me policinë kanë qenë të ashpra, teksa qeveria ka nxjerrënë rrugë edhe automjetet e blinduara.