Vendi ku hidhen mbeturinat në qytetin e Vlorës është përfshirë ditën e sotme nga një zjarr masiv.
Mësohet se flakët janë përhapur në gjithë zonën, teksa nuk dihet ende çfarë është bërë shkak për zjarrin.
Drejt vendit të ngjarjes janë nisur zjarrfikësit për të bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe për të ndalur përhapjen e tyre.