Protestat për vrasjen e adoleshentit nga policia, “blindohet” Franca, 45 mijë efektivë në gatishmëri

Gjithsej 40,000 policë dhe xhandarë do të vendosen në Francë sonte, 5,000 prej tyre në Paris dhe periferitë e tij, mes rrezikut të trazirave të mëtejshme të lidhura me vdekjen e një adoleshenti që u vra nga policia të martën, tha qeveria.

Forcat do të jenë katër herë më shumë se natën e kaluar, gjatë së cilës përleshjet dhe dëmet u shumëfishuan dhe u shtrinë në qytete të ndryshme të Francës, njoftoi ministri i Brendshëm Gerald Darmanen.

“Përgjigja e shtetit duhet të jetë vendimtare, sonte do të mobilizohen 40,000 policë, duke përfshirë 5,000 në rajonin e Parisit, krahasuar me 9,000 dje”, tha ministri francez.

Protesta dhe trazira shpërthyen në rajonin e Parisit, pasi policia qëlloi për vdekje një 17-vjeçar, i cili, siç u tha, nuk ndaloi kur u urdhërua nga policia rrugore.

Adoleshenti, i identifikuar si Nael M., vdiq si pasojë e plagëve të plumbave në gjoks, pavarësisht ndihmës së urgjencës.


Shtuar 29.06.2023 16:19