Aksident në Korçë, drejtuesi i motorit në gjendje të rëndë

Një aksdient rrugor ka ndodhur këtë të enjte në Bulgarec të Korçës.

Burime bëjnë me dije se drejtuesi i një motori ka humbur kontrollin, ka dalë nga rruga duke u përplasur me trafikndarësen. Drejtuesi i motorit i ka marrë lëndime të rënda dhe po transportohet drejt spitalit të Korçës.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./albeu.com/


Shtuar 29.06.2023 15:56