Kryeministri Edi Rama dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg janë duke mbajtur një konferencë të përbashkët në Holandë.
Gjatë fjalës së tij, Stoltenberg tha se pavarësisht revoltës të Wagner, Rusia nuk duhet nënvlerësuar dhe duhet të vijojnë me mbështetjen për Ukrainën.
“Lufta e Wagner kundër Putin nuk ka krijuar ndasi dhe tensione të reja në Rusi. Në të njëjtën kohë duhet të nënvlerësojmë Rusinë, duhet të vazhdojmë të sigurojmë Ukrainën me mbështetjen tonë, samiti pas disa javësh do japë një mesash të qartë të përkushtimit tonë, forcat ukrainase janë duke kryer një kundërofensive, lufta është e vështirë, por ata po bëjnë progres. Sa më shumë territore të lirojnë, aq më e fortë do jetë dora ynë në tavolinën e negociatave. Do biem dakord për një program për mbrojtjen ajrore të Ukrainës, diskutuam hapat për të rritur mbrojtjen e NATO-s”, tha Stoletenberg.
Në konferencë janë të pranishëm edhe kryeministri i Holandës, Belgjikës dhe Norvegjisë si dhe Presidenti i Rumanisë, Polonisë dhe Lituanisë.