Rama në Bruksel, takohet me presidenten e KE (VIDEO)

Vijon vizita e kryeministrit Edi Rama në Bruksel. Pas takimin me presiddentin e Këshillit të Europës, Rama sot ka zhvilluar një takim dhe me presidenten e Komisionit Europian Ursula Von der Leyen.

Nuk dihet se për çfarë kanë diskutuar, por në takimin me Charls Michel, Rama ka folur në lidhje me Kosovën dhe Serbinë.

Rama u shpreh se, de-përshkallëzimi i tensioneve është i domosdoshëm për të patur një finalizim të marrëveshjes të normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Me Presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel, ishim të një mendje se lirimi i tre policëve të Kosovës sot ishte një lajm shumë i mirë, megjithëse i vonuar.

Domosdoshmëria e de-eskalimit të menjëhershëm, e cila është rruga e duhur drejt fazës finale të Dialogut për Marrëveshjen e Normalizimit mes Kosovës e Serbisë, duhet kuptuar qartë nga të dyja palët edhe si një detyrim madhor ndaj krejt rajonit, i cili nuk mund të merret peng nga askush”, tha Rama.


Shtuar 27.06.2023 11:18