Ter Stegen i hedh “dorashkën” Neuer-it: Harroje vendin e titullarit

Mark-Andre ter Stegen pati mundësinë për t’i vërtetuar trajnerit të kombëtares gjermane, Hansi Flick, se përse e meriton pozitën e titullarit në katërkëndësh, ndonëse përfundimi nuk ishte ai i duhur, 1 fitore dhe dy humbje, e përkthyer me 5 gola të pësuar, pavarësisht se u alternua me gardianin Trap në këto teste.

Në prononcimin për “Süddeutsche Zeitung”, 31-vjeçari nuk ka mundur t’i fshehë thumbat ndaj Neuer:

“Për momentin nuk mendoj se kam rivalë në portën e përfaqësueses. Kështu që do të përpiqem ta mbroj me fanatizëm, ashtu siç e kam realizuar në takimet që më është dhënë mundësia. Kam besim te vetja dhe më jep shpresë se kështu do të vazhdoj edhe në të ardhmen”, përfundoi Ter Stegen.

Flick jo më larg se para një javë ia la të hapur derën Neuer rreth “Euro 2024”.


Shtuar 26.06.2023 22:54