Vrau ish-dhëndrin, Prokuroria kërkon burg përjetë për Mexhit Picarin, 35 vite për të bijën

Prokuroria ka kërkuar burg përjetë për Mexhit Picarin, autorin e vrasjes së Kudret Saliajt dhe plagosjes së avokatit Adriatik Cama në qershor 2021, në një lokal pranë Gjykatës së Tiranës.

Prokuroria ka kërkuar dhe 35 vite burg për ish-bashkëshorten e 41-vjeçarit, Dhurata Saliaj.

Organi i akuzës pretendon se Dhurata Saliaj ka qenë bashkëpunëtore në  vrasje. Ajo ishte në proces divorci me viktimën që nga nëntori i vitit 2020.

Rezulton sipas prokurorisë se Mexhit Picari dhe vajza e tij në harkun kohor të 20 minuta kanë vëzhguar lëvizjet e viktimës dhe avokatit përpara se Picari të ulej në të njëjtin lokal me ta dhe të qëllonte me 5 plumba Kudret Saliajn.

Fakti që ata kanë vëzhguar lëvizjet e viktimës dhe avokatit ngre dyshime të forta sipas prokurorisë se e kishin paramenduar vrasjen. J

Në momentin që babë e bijë janë siguruar se Kudret Saliaj dhe avokati janë ulur në lokalin ku ndodhi ngjarja janë ulur dhe ata dhe sapo kanë porositur kafen, Picari është afruar dhe ka qëlluar Saliajn duke i shkaktuar vdekjen, ndërsa avokati mbeti i plagosur./albeu.com

 

 


Shtuar 22.06.2023 15:50