Një 17-vjeçar shqiptar është arrestuar në Athinë në sheshin “Sintagma” mëngjesin e sotëm, pasi akuzohet se në bashkëpunim me një 16-vjeçar nga Egjipti kanë grabitur një 18-vjeçar.
Protothema.gr shkruan se dy të miturit ndaluan 18-vjeçarin në rrugë dhe më kërcënimin e një thike i grabitën telefonin.
Pasi grabitën telefonin, dy hajdutët e vegjël u larguan, duke hedhur thikën në një vend pranë sheshit “Sintagma”.
Arratia e dy të miturve zgjati shumë pak, pasi efektivët e policisë kanë shkuar menjëherë në vendgjarje, e pas kontrolleve në zonë kanë arrestuar dy emigrantët adoleshentë./albue.com/