EMRAT/ Si u shkatërrua grupi kriminal që shpërndante drogë në Tiranë, furnizimin e merrnin në Durrës

Zbardhen emrat e pesë të rinjve që u arrestuan në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, në afërsi të fshatit Marikaj, pasi akuzohen për shpërndarje të lëndëve narkotike në lokalet e natës në Tiranë.

Policia ka vënë në pranga, Ledjo Gashin, Ergi Saliun, Brajan Lalën, Erges Nexhipin dhe Mario Demën, ndërsa ka shpallur në kërkim shtetasin D. B., 34 vjeç.

Të arrestuarve iu gjet mbi 1 kg kokainë, e cila u sekuestrua nga uniformat blu. Kokaina kap vlerën e tregut të mbi 50 mijë euro.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan gjithashtu automjete, 9 aparate celulare, 710 euro si dhe 149 000 lekë.

Grupi kriminal siguronte lëndë narkotike të llojit kokainë në Durrës, dhe më pas e shiste atë kryesisht në lokale të natës, në Tiranë.

Ditën e djeshme, përmes metodave speciale të hetimit, agjentët e antidrogës lokalizuan dhe arrestuan në flagrancë këta shtetas, të cilët mbanin me vete edhe një sasi të konsiderueshme./albeu.com/