Një konflikt ka ndodhur këtë pasdite në Tiranë në zonën e Unazës së re.
Të përfshirë në konflikt ishin shtetasit Xh. G., dhe A. T., të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Po ashtu në spital për një kontroll mjekësor ka shkuar edhe bashkëshortja e shtetasit A.T., e cila është shtatzënë dhe ishte e pranishme gjatë konfliktit.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 10.06.2023, rreth orës 19:00, në Unazë të Re, janë konfliktuar shtetasit Xh. G., dhe A. T., të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Gjithashtu ka shkuar në spital për kontroll mjekësor bashkëshortja e shtetasit A. T., (shtatzanë) e cila ka qenë e pranishme gjatë konfliktit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.