Ditën e premte u raportuan disa shpërthime në një ndërtesë dhjetëkatëshe në një kantier ndërtimi në HafenCity të Hamburgut.
Policia tha se shpërthimet u shkaktuan nga bombolat e gazit. Fatmirësisht askush nuk u lëndua.
Policia u kërkoi banorëve të Hafencity dhe rretheve fqinje që të mbanin dritaret dhe dyert të mbyllura për shkak të tymit.
Megjithatë, në orët e vona të pasdites nuk shihej më tym.
“Zjarri është shuar”, konfirmoi një zëdhënës i policisë.
Për shkak të zjarrfikësve u ndërpre përkohësisht qarkullimi në linjën e metrosë U4.
ipas informacioneve në vendin e zjarrit është në ndërtim e sipër një qendër tregtare./Albeu.com/