Një ngjarje e rëndë ndodhi në Itali pak kohë më parë, ku 33-vjeçari shqiptar Alfons kola u vra me thikë nga bashkëatdhetari i tij Petrit Gega.
Mediat italiane kanë zbardhur një prej deklaratave të këtij të fundti, që tregon edhe gjendjen e 52-vjeçarit.
“Dëgjoj zëra, shoh djallin. Dua të flas me një ekzorcist”, mësohet të ketë thënë ai.
Ngjarja e rëndë ndodhi jashtë një lokali në Calcinatello të Brescia-s, teksa autori u kap rreth një orë pasi kreu krimin, pasi zona kishta kamera të shumta që e identifikonin.
Momenti i sherrit u filmua po ashtu nga kamerat. Konfikti nisi fillimisht me fjalë e më pas degradoi në goditjen disa herë të 33-vjeçarit me një thikë kuzhine.
Kola gjeti vdekjen disa orë më vonë në spitalin e Brescia-s ku u transportua me helikopter në gjendje të rëndë.