Alphonso Davies nuk do të largohet nga Bayern Munchen. Mbrojtësi i ka premtuar tifozëve se do të qëndrojë në Mynih, pavarësisht thashethemeve për një firmë të mundshme me Real Madrid.
“Ka zëra për një transferim, por në fund janë vetëm thashetheme. Unë kam ende dy vjet në kontratën time me Bayern Munich. Qëllimi im kryesor është të luaj për këtë klub dhe ta ndihmoj skuadrën sa më shumë që të jetë e mundur”, – tha ai.
Futbollisti kanadez ka luajtur mbi 60 ndeshje në Bundesligë në 3 sezonet e fundit.