Plas grushti në Dhërmi, 23-vjeçari bën për spital 55-vjeçarin pas sherrit për motive të dobëta

Një konflikt ka ndodhur në Dhërmi, si pasojë e të cilit një 55-vjeçar ka përfunduar në spital.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Kampit”, në Dhërmi, ku pas konfliktit një i ri 23-vjeçar ka goditur me grushte 55-vjeçarin me iniciale Asllan Meçaj nga Tirana, duke e dëmtuar rëndë në kokë.

Ndërkohë, vijon kontrolli i zonës për kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes.


Shtuar 8.06.2023 18:10