Dako nuk ishte i fundit, paralajmëron eksperti i kriminalistikës: Një tjetër ish-kryebashkiak do të arrestohet

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka paralajmëruar arrestimin e një tjetër ish-kryebashkiaku, pasi ditën e djeshme ra në pranga Vangjush Dako.

Ndër të tjera, Karamuço ngriti shqetësimin për rrjedhjen e informacionit dhe ky fakt u provua kur këtë të mërkurë, SPAK njoftoi se ka nisur hetimet për nxjerrje të sekretit hetimor në lidhje me arrestimin e Dakos dhe zyrtarëve të tjerë.

Sipas ekspertit, personi që pritet të arrestohet është ish-kryetari i një bashkie të vogël.

“Nga këto që shikoj unë këto ditë, një tjetër ish-kryebashkiak do të arrestohet. Është nga një bashki e vogël në vend”, tha ai në Top Talk,  duke konfirmuar që ish-zyrtari është nga radhët e socialistëve.

 


Shtuar 7.06.2023 19:45