Ish-kryeministri Sali Berisha në reagimin e tij pas arrestimit të ish-kryebashkiakut Vangjush Dako, thekson se zbatimi i urdhër-arrestit është bërë me vonesë pas urdhrit të Ramës.
Berisha ka publikuar denoncimin e qytetarit digjital i cili thekson se pavarësisht se fletëarresti për Dakon ishte lëshuar që dtën e premte, arrestimi i tij u bë vetëm sot, pasi nuk e lejonte Rama më herët.
Ndërkohë në denoncim theksohet se Vangjush Dako do të mbahet në burgun e të privilegjuarve.
Postimi i Berishës:
Gjykatësi firmosi para 4 ditësh urdhërin e arresit të Dakos.
Rama e bllokoi atë!
Gjushi mbahet në burgun e të privilegjuarve!
? Pershendetje doktor. Asnje nuk e trajton se pse vendimi i arrestit eshte nxjerre te premten me firmen e gjyqt. Kurse Ekzekutimi beghet pas 4 ditesh. Kush e bllokoj? Sigurisht Rama!Kompromis ? Ne burgun e Dr eshte bere gati dhoma tek sektori shendetsor. Perderisa po hetohën nga Spaku duhet te qendrojne ose tek 313 ose 302. Ai sektor po behet burgu i VIP ve dhe te kujton paraburgimin e Eskobarit ku ishte ky qe i percaktonte kushtet….miqesisht .