Tensionet në veri, zbardhen 3 propozimet që Lajçak dhe Escobar i propozuan Kurtit

Ka përfunduar takimi mes kryeminsitrit të Kosovës Albin Kurti, të dërguarit të SHBA Gabriel Escobar, dhe emisarit të BE Mirolav lajçak.

Pas takimit Lajçak dhe Escobar kanë zbuluar për mediat tre propozimit që i kishin bërë Kurtit për të çtensionuar situatën në veri të vendit.

Ata kanë bërë me dije se i kanë prezantuar Kurtit tre propozime, përfshirë uljen e tensioneve, zgjedhje të reja në veri të vendit dhe vijimin e dialogut mes dy shteteve.

“Ne e prezantuam një propozim në emër të komunitetit ndërkombëtar që përmban tri elemente. Kishim bisedime të gjata, të sinqerta dhe të vështira”, tha Lajçaku, teksa shtoi se ky është vetëm fillimi.

Ai tha se është në interes të të gjithëve që në veri të Kosovës të ketë kryetarë të komunave “legjitimë” dhe që përfaqësojnë qytetarët.

Ndërkohë, Escobar tha se ai erdhi në këtë takim si mik i Kosovës dhe tha se shpreson që kërkesat e tyre të dëgjohen.

Escobar u shpreh se personat të cilët kanë sulmuar ushtarët e KFOR duhet të mbajnë përgjegjësi.

“Sulmi ndaj ushtarëve të KFOR i dënueshëm dhe sulmuesit duhet të përballen me drejtësinë”, tha Escobar.


Shtuar 5.06.2023 23:05