E pëson i dënuari me 25 vite burg, e reja i zbulon celularin e fshehtë brenda qelisë

I dënuari me 25 vite burg Edmond Leskaj, ish-anëtari i bandës së Gaxhait (Gazmend Braka) në Vlorë, është dënuar dhe me një vit shtesë për futjen e një celulari në qeli.

Mësohet se Gjykata e Elbasanit ka marrë vendimin për shtimin e këtij dënimi për Leskajn, disa muaj pasi i është gjetur celulari në qeli.

Leskaj, ish-anëtar i bandës së “Gaxhait” në Vlorë, është zbuluar se komunikonte me një vajzë me inicialet E.Gj, e cila kohët e fundit kishte shfaqur shqetësime, duke mos pranuar të bisedonte më me të, për arsye që ende nuk dihen. Vajza ka vendosur ta denoncojë Leskajn, duke qenë se ky i fundit vijonte ta telefononte dhe t’i shkruante.

Policia e burgjeve ka kryer verifikime dhe ka dalë në përfundimin se personi që e shqetësonte ishte pikërisht Leskaj. Pas kontrolleve të vazhdueshme në qelinë e tij, është gjetur dhe aparati celular i llojit “Samsung”, që tashmë është në duart e autoriteteve. Mesazhet dhe thirrjet telefonike u bënë pjesë e dosjes hetimore që sollën dënimin e Leskajn.


Shtuar 21.05.2021 18:34