Ky është momenti kur dy kamarierët e një lokali në Durrës kanë dhunuar të riun maroken. Në pamje shihet se si i riu qëllohet me grushta në ambientin e jashtëm të lokalit.
Ndërkohë policia ka deklaruar se marokeni me inicialet M.N, 29 vjeç, është dhunuar nga E.V, 30 vjeç, që punon si kamarier në një lokal në lagjen nr.6 të qytetit bregdetar.
“Shtetasi E. V., është shoqëruar në ambientet e komisariatit për sqarime të mëtejshme ku ka deklaruar se shtetasi maroken kishte shkuar me sy të nxirë, në gjendje të dehur në ambientet e lokalit ku ai punon duke shqetësuar klientët. Pasi i ka kërkuar të dalë nga ambientet e lokalit ai e ka kundërshtuar duke e goditur, dhe për vetëmbrojtje e ka goditur edhe shtetasi E.V., duke i shkaktuar dëmtime”, thuhet në njoftim.