Në Mitrovicë të Jugut u mblodh një grup qytetarësh shqiptarë, përkundër kërkesës së Policisë së Kosovës që të mos i përgjigjen thirrjes së postuar në mediat sociale për protestë dhe “marshim drejt veriut”.
Gazetarja e Radios Evropa e Lirë në terren raporton për dhjetëra të tubuar. Sipas saj, në mesin e tyre ka edhe qytetarë nga Shqipëria.
Të lidhura
None found
Disa prej tyre thanë se po protestojnë në “mbështetje të Policisë së Kosovës”. Pjesëtarë të policisë shihen të pranishëm në vendngjarje.
Policia e Kosovës tha më herët se është vërtetuar se thirrjet për protestë të bëra në mediat sociale, vijnë nga profile të dyshimta dhe mund të jenë qëllimkëqija.
Edhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, tha se thirrjet e tilla “nuk i ndihmojnë” Kosovës.
