Apeli i GJKKO ka lënë në burg kryebashkiakun e zgjedhur Fredi Beleri dhe ka ndryshuar masën për Pandeli Kokaveshi nga arrest me burg në detyrim paraqitje.
Beleri nuk u paraqit në seance sot. Ai u përfaqësua nga avokati i tij I cili kërkoi një masë më të butë sigurie për të.
Kërkesë e cila nuk u pranua.
Apelimin e ka kryer jo vetëm Beleri por edhe Pandeli Kokaveshi i cili pas arrestimit, u shtrua në spital. Fredi Beleri është arrestuar që prej 12 majit pasi akuzohet për blerje votash. Më datë 25 maj KQZ i ka mandatin e kryebashkiakut Fredi Belerit./albeu.com/