Policia italiane ka arrestuar një të ri shqiptar të cilit iu gjet 1 kilogram kokainë.
I riu ndodhej pranë qendrës tregtare Puntadiferro. Pasi doli nga makina e tij, policët e panë duke fshehur dy pako të dyshimta brenda xhaketës së tij.
Polët e ndaluan për një kontroll rutinë dhe gjetën të fshehura poshtë xhaketës dy dozat e kokainës.
Agjentët më pas kontrolluan edhe makinën për t’u siguruar që nuk kishte drogë tjetër.
Brenda një zgavre të montuar në makinë blutë arritën të gjenin 1 kilogram “miell”.
Shqiptari me banim të paligjshëm në Itali u arrestua në flagrancë dhe më pas u dërgua në burg./Albeu.com/