Jo vetëm Anxhela Peristeri, një tjetër shqiptar do të performojë në finalen e Eurovision 2021

Mbrëmjen e djeshme u mbajt nata e dytë gjysmëfinale e “Eurovision 2021”, në Roterdam të Holandës.

Anxhela Peristeri ishte e para që u kualifikua për në natën finale, ku do të përfaqësojë Shqipërinë me këngën “Karma”.

Të lidhura

None found

Përveç saj, një tjetër shqiptar arriti të kualifikohej për në natën finale dhe ai është Gjon Muharremaj, i njohur me emrin artistik Gjon’s Tears, i cili përfaqëson Zvicrën me këngën “Tout l’Universe”.

Me dhjetë shtetet finaliste të përzgjedhura në gjysmëfinalen e dytë, është plotësuar lista e plotë prej 26 shtetesh që do të performojnë të shtunën në finalen e madhe, pra më 22 maj. Ajo do të mbahet në “Ahoy Arena”.

Lista e plotë me përfaqësuesit përkatës të secilit shtet në finalen e “Eurovision 2021”:

Shqipëria: Anxhela Peristeri – “Karma”

Azerbajxhani: Efendi – “Mata Hari”

Belgjika: Hooverphonic – “The Wrong Place”

Bullgaria: VICTORIA – “Groëing Up is Getting Old”

Qipro: Elena Tsagrinou – “El Diablo”

Finlanda: Blind Channel – “Dark Side”

Franca: Barbara Pravi – “Voilà”

Gjermania: Jendrik – “I Don’t Feel Hate”

Greqia: Stefania – “Last Dance”

Islanda: Daði og Gagnamagnið – “10 Years”

Izraeli: Eden Alene – “Set Me Free”

Italia: Måneskin – “Zitti e buoni”

Lituania: THE ROOP – “Discoteque”

Malta: Destiny – “Je Me Casse”

Moldavia: Natalia Gordienko – “Sugar”

Holanda: Jeangu Macrooy – “Birth of a New Age”

Norvegjia: TIX – “Fallen Angel”

Portugalia: The Black Mamba – “Love Is on My Side”

Rusia: Manizha – “Russian Woman”

San Marino: Senhit – “Adrenalina”

Serbia: Hurricane – “Loco Loco”

Spanja: Blas Cantó – “Voy a quedarme”

Suedia: Tusse – “Voices”

Zvicra: Gjon’s Tears – “Tout l’univers”

Ukraina: Go_A – “SHUM”

Mbretëria e Bashkuar: James Newman – “Embers”.