E ndihmoi të arratisej pasi vrau Arian Gosën, arrestohet shoku i Habib Rexhës

Shoku i Habib Rexhës është arrestuar nga policia, pasi ditën e djeshme u bë i mundur shoqërimi i tij.

Ervis Kurti ndihmoi 31-vjeçarin të arratisej nga vendi i ngjarjes, pasi vrau me plumb në kokë Arian Gosësn.

Disa orë pas shoqërimit në komisariat, atij i është komunikuar arrestimi nga policia.

Ervis Kurti akuzohet për veprat penale “Përkrahja e autorit” dhe “ Moskallëzim krimi”.

Ndërkohë, vetë Habib Rexha ka deklaruar se Kurti nuk ishte në dijeni të krimit që ai do kryente, megjithatë më pas ata u larguan bashkë në drejtim të Kukësit.

 


Shtuar 24.05.2023 09:22