Plaga e gjakmarrjes vijon të jetë prezente edhe në vitin 2023. Habib Rexha, 31 vjeç ekzekutoi me plumb në kokë Arian Gosën, 48 vjeç dy ditë më parë.
Shkak i ngjarjes dyshohet të jetë hakmarrja, pasi në mars të këtij viti, vëllai i Habib Rexhës së bashku me vëllain e Arian Gosës vranë njëri-tjetrin pas një konflikti banal.
Familjarët e Habib Rexhës, i cili vijon të jetë në arrati kanë kërkuar mbrojtje nga policia. Ata janë shprehur të frikësuar se familja Gosa mund të hakmerret për vrasjen e familjarit të tyre Arjan Gosa.
Ngjarja e rëndë ndodhi të dielën në një lokal në Kavajë. Viktima, Arjan Gosa ishte duke konsumuar kafe me të atin në momentin kur u qëllua me plumb në kokë nga Habib Rexha. Policia ka ofruar 10 mijë euro shpërblim për këdo që ka informacione për vendndodhjen e këtij të fundit./Albeu.com/