Pasi ekzekutoi me plumb në kokë Arian Gosën, 48 vjeç, autori i dyshuar i krimit, Habib Rexha është larguar me vrap nga vendi i ngjarjes. Kamerat e sigurisë kanë fiksuar momentin e largimit. 31-vjeçari, me një kapuç në kokë dhe i pamaskuar largohet me vrap, teksa në dorë mban armën e krimit.
Rexha iu afrua Gosës teksa ishte duke pirë kafe me të atin në një lokal. Pasi është siguruar se është shënjestra e tij, ai e ka qëlluar me një plumb në kokë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Policia ka ofruar 10 mijë euro për këdo që ka informacion për kapjen e tij, por deri më tani nuk ka asnjë informacion në lidhje me vendndodhjen e tij.
Sipas policisë, pas vrasjes është është larguar drejt Durrësit dhe më pas drejt Kukësit. Familjarët janë shoqëruar në komisariat për t’u marrë në pyetje.
Ata kanë deklaruar se nuk kanë dijeni nëse 31 vjeçari është autor i kësaj ngjarjeje dhe se nuk kanë komunikuar me të. Por policia ka dyshime se familja mund të ketë komunikime me 31 vjeçarin dhe për këtë arsye kanë kërkuar që të negociojnë për t’u vetëdorëzuar./Albeu.com/