Kanë dalë pamjet e makinës me të cilën Habib Rexha dyshohet se u arratis pasi vrau me plumb në kokë Arian Gosën.
Ngjarja ndodhi ditën e djeshme në qytetin e Kavajës, teksa Gosa ishte ulur në një kafene me babanë e tij.
Autori i vrajses është shpallur në kërkim dhe policia ka vënë në dispozicion 10 mijë euro për këto që jep informacion për kapjen e tij.
Dyshimet e policisë janë se motivi i krimit është hakmarrja, pasi 31 vjeçari Habib Rexha është vëllai i Altin Rexhës, i cili mbeti i vrarë dy muaj më parë në Kavajë.
Altin Rexha u përfshi në një konflikt me Edmond Gosën në muajin mars, vëllanë e Arjan Gosës. Edmond Gosa e qëlloi me thikë Altin Rexhën ndërsa ky i fundit e qëlloi me armë zjarri.