U ekzekutua me plumb në kokë, dalin detajet nga dosja e Arian Gosës, bashkë me vëllanë masakruan me thikë Gentjan Gjuzin

Kanë dalë detaje të reja në dritë nga vrasja e Arian Gosës në Kavajë.

Ky i fundit u ekzekutua ditën e sotme në Kavajë, me një plumb në kokë, teksa ishte me babanë e tij në një lokal.

Arian Gosa së bashku më vëllanë e tij Edmond (Armand) Gosa në vitin 2012, kanë masakruar me thikë të Gentjan Gjuzin, i cili pak muaj më vonë humbi jetën në spital.

Atë kohë sherri nisi për një shikim dhe solli për pasojë humbjen e jetës së babait të dy fëmijëve, 41-vjeçarit Mentor alias Gentjan Gjuzi.

Ndërkohë, Edmond Gosa u vra në muajin mars të këtij viti, pas një konflikti me Sali Rexhën, ku edhe ky i fundit mbeti viktimë.

Edmond Gosa ka qenë i pari që ka qëlluar 3 herë me thikë Rexhën dhe më pas ky i fundit ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar mbi Gosën.

Pjesë nga dosja e Prokurorisë për ngjarjen e vitit 2012:

Më datë 20.11.2012, ora 09.45 minuta në Lagjen Nr.2, Kavajë, dy vëllezërit Arian Gosa dhe Armand Gosa, pas një grindjeje që njeri prej tyre dhe pikërisht i arrestuari Arian Gosa kishte patur një ditë më parë me të dëmtuarin Gentian Gjuzi për motive të dobëta rrugaçërie, janë konfrontuar përsëri me këtë shtetas, në momentin kur ai po dilte nga dyqani i shtetasit Julian Karriqi. Në grindje e sipër, sipas deklarimeve të dëshmitarëve okular, të dy vëllezërit Arian dhe Armand Gosa kanë nxjerrë të dy nga një thikë nga xhepat e xhupave të tyre dhe me to kanë goditur të dëmtuarin Gentian Gjuzi në pjesë të ndryshme të trupit duke i shkaktuar dëmtime serioze për jetën.

 


Shtuar 21.05.2023 20:41