Vrasja në Kavajë, reagon policia: Po punojmë për kapjen e autorit

Policia ka dalë me njoftim zyrtar për ngjarjen nëKavajë, ku mbeti i vrarë Arian Gosa, vëllai i Arian Gosës.

Autori është ende në arrati, teksa po punohet për kapjen e tij.

Njoftimi:

Kavajë/Informacion paraprak

Më datë 21.05.2023, rreth orës 18.30, në lagjen Nr. 1, në Kavajë, në një lokal, një person ende i paidentifikuar ka vrarë me armë zjarri pistoletë shtetasin A. G.

Shërbimet e Policisë pas marrjes së njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën, kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe vijon veprimet hetimore për sekuestrimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.

Paraprakisht nga të dhënat e grumbulluara dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive hakmarrje.


Shtuar 21.05.2023 18:59