Berisha mohon akuzat: Vajza ime u kthye nga Kosova me 1 milion dollar

Ish-kryeministri Berisha ka mohuar në mënyrë kategorike që ai dhe familjarët e tij të jenë përfitues të fondeve publike, ndërsa referuar vajzës së tij, Berisha tha se pas 7 viteve punë në Kosovë, ajo dhe bashkëshorti i saj u kthyen me 1 milionë dollarë të konfirmuar nga OKB.

“Marrim vajzën. Këtu, në këtë studio kur është kthyer nga Kosova kanë bërë bilancin. Ata kanë punuar 7 vite në Kosovë në pozicion të mirë ajo dhe dhëndri. Të ardhurat 7 vjeçare të të dyve arrinin në 1 milion e 400 mijë dollarë.

Kishin shpenzuar 400 mijë dhe janë kthyer me 1 milion të konfirmuara nga OKB”, tha Berisha duke pohuar se fëmijët e tij nuk e kanë përdorur kurrë pushtetin e tij për influenca. /albeu.com/


Shtuar 20.05.2021 22:57