Policia greke ka mundur të rrestojë pas më shumë se një viti e gjysëm kokën e një prej bandave më të rrezikshme, e cila ishte kthyer në makth për pronarët e makinave.
Sipas mediave greke koka e kësaj bande të rrezikshme ishte një 29-vjeçar shqiptar, i cili tashmë ëhstë arrestuar nga policia.
mediat raportojnë se 29-vjeçari sëbashku me pjestarët e tjerë të bandës së tij vidhnin makina në zonat luksoze të Athinës e më pas i shisnin ato në tregun e zi.
Kjo bandë, të paktën nga fillimi i gushtit 2021 deri në mesin e vitit 2022, ka proceduar në mënyrë dhe metodë specifike në vjedhjen e automjeteve si Land Rover, Range Rover, Porsche Cayenne.
Pasi pikasnin makinat që donin të vidhnin, ata afroheshin në këmbë dhe pasi thyenin xhamin e derës së shoferit apo pasagjerit, futeshin brenda dhe çaktivizonin alarmin. Në vetëm pak minuta, mjeti “zhdukej”.