11 ditë në luftë, Izraeli firmos armëpushimin

Pas 11 ditësh të vështira e në konflikt mes Izraelit e Palestinës, Jeruzalemi ka firmosur armëpushimin. Armëpushimi i raportuar nga kabineti i sigurisë së Izraelit, do të hyjë në fuqi në orën 02:00 me orën lokale.

Që nga fillimi i luftimeve më 10 maj, zyrtarët shëndetësorë në Gaza thonë se 232 palestinezë, përfshirë 65 fëmijë dhe 39 gra, janë vrarë dhe më shumë se 1,900 janë plagosur në bombardimet ajrore. Izraeli thotë se të paktën 160 luftëtarë në Gaza janë vrarë.

Ka qenë Izraeli i cili është bindur për armëpushim pas thirrjeve e presioneve ndërkombëtare duke mbledhur sot kabinetin e sigurisë.

 


Shtuar 20.05.2021 21:37