“Ka punuar pa asnjë qindarkë”, Berisha për Lirien: Kur i përmend tjetrit gruan, matesh mirë

Ish kryeministri Sali Berisha, mbrëmjen e sotme është rikthyer në studion e Opinion për të folur lidhur me çështjen më të diskutuar në dy ditët e fundit. Atë të shpalljes non grata nga Sekretari Amerikan i Shtetit.

Ndër të tjera, Berisha ka përmendur dhe bashkëshorten e tij Lirien, të cilën e quan si të vetmen që ka punuar pa asnjë qindarkë.

Pjesë nga biseda

Sali Berisha: Bashkëshortja ime ka punuar në të njëjtin vend, sikur kam qenë unë mjek, si President e Kryeministër i Shqipërisë. Është e vetmja, nga më të rrallat që ka punuar pa asnjë qindarkë, vullnetarisht me fëmijët autikë, ka ngritur një fondancion.

Blendi Fevziu: Jo po nuk besoj se dyshimet janë tek gruaja juaj

Sali Berisha:  Jo, jo, një sekond se i përmend tjetrit gruan. Kur i përmend tjetrit gruan, matesh mirë.

Shtuar 20.05.2021 21:34