Qëndrimi i Bashës dhe Metës për shpalljen “non grata”, Berisha: Prononcohem vetë për këtë çështje

Në daljen e tij për media pas shpalljes non grata nga Sekretari Amerikan i shtetit, ish presidenti dhe ish kryeministri Sali Berisha është pyetur dhe përsa i përket mos reagimit të presidentit Meta dhe reagimit të kreut demkrat Lulzim Bashës.

Lidhur me qëndrimin e Lulzim Bashës, Sali Berisha u shpreh: Unë mendoj se Partia Demokratike një qëndrim do shprehte, ai e shprehu apo jo. Unë jam pjesë e asaj partie.

Ndërsa, lidhur me mosreagimin e Metës, Berisha u shpreh është një gjë normale.

“Unë mendoj se është fare normale dhe s’ka asnjë lloj shkaku pse të prononchet. Unë prononcohem vetë për këtë çështje”, tha Berisha.


Shtuar 20.05.2021 18:20