Allegri i thotë “JO” ofertës së Tottenham

Trajneri Massimiliano Allegro ka hedhur poshtë mundësinë e drejtimit te Tottenhamit, duke pritur të vendos mes Real Madridit, Napolit ose Juventusit.

Ish trajneri i Juventusit dhe Milanit është pa skuadër, duke konsideruar opsionet për edicionin e ardhshëm.

Sipas Diario AS, Allegrit iu ofruar shansi për të marrë stolin e Spurs, por hodhi poshtë këtë propozim.

Tottenham shkarkoi Jose Mourinhon muajin e kaluar, që tani ka marrë drejtimin e Romës.

Allegri thuhet se ëndërron për Real Madridin dhe shumë media spanjolle raportojnë se ai do jetë zgjedhja e parë nëse shkarkohet Zinedine Zidane.

Edhe rikthimi te Juventus është ende i mundur, ngase nuk dihet nëse “Bianconerët” do t’i japin tjetër shans Andrea Pirlos.

Kjo mundësi gjithashtu varet nëse Juventus siguron pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve.


Shtuar 20.05.2021 18:12