Veliaj fiton “frikshëm” Tiranën, gati 60 mijë vota para Këlliçit

Erion Veliaj është zyrtarisht kryetari i ri i bashkisë Tiranë.

Sipas KQZ është mbyllur numërimi i 941 kutive.

Erion Veliaj numëron 158688 vota ndërsa rivali i tij kryesor, Belind Këlliçi numëron 100351 vota.

Diferenca mes të dyve është 58337 vota.

Surprizë në këto zgjedhje ka qenë “Lëvizja Bashkë” e cila ka arritur të marrë 13835 vota duke lënë pas PD-në zyrtare.

Kjo e fundit hyri në zgjedhje me Roland Bejkon dhe arriti të merrte 12388 vota.

Sakaq, kandidati i “Frontit të Majte”, Marko Dajti ka marrë 2807 vota, ndërsa kandidatja e PDIU, Lajla Përnaska ka marrë 2104 vota./Albeu.com/


Shtuar 16.05.2023 11:13