SHBA/ 18-vjeçari vret tre persona, plagos gjashtë të tjerë

Një 18-vjeçar ka vrarë tre persona dhe ka plagosur gjashtë të tjerë në Nju Meksioko, SHBA.

Policia tha se autori përdori tre armë.

Shefi i policisë Steve Hebbe shtoi se sulmuesi, i cili u vra nga oficerët kundërpërgjigjes, përdori një pushkë të stilit AR-15 dhe dy armë të tjera.

Sulmuesi vrau tre persona, plagosi dy oficerë të zbatimit të ligjit dhe katër civilë. Ai qëlloi të paktën gjashtë shtëpi dhe tre automjete përpara se të ndeshej me oficerët e policisë në Farmington.

“Nuk kishte shkolla, kisha, asnjë individ të shënjestruar,” tha shefi, duke shtuar se sulmuesi dukej se kishte qëlluar atë që i dilte para.

Autoritetet nuk identifikuan asnjë viktimë apo sulmuesin. Shefi tha se policia pret të mbajë një tjetër konferencë shtypi të martën pasdite./Albeu.com.


Shtuar 16.05.2023 10:19