U rrëzua aksidentalisht nga pallati, humb jetën i moshuari në Durrës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen nr. 14 Durrës, ku një i moshuar ka rënë aksidentalisht nga kati i dytë i pallatit ku banonte dhe për pasojë ka humbur jetën.

Mësohet se personi është rrëzuar aksidentalisht është shtetasi R. M., 80 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

 


Shtuar 15.05.2023 14:41