Në Bashkinë Vlorë janë hapur të gjitha kutitë dhe kandidati socialist Ermal Dredha ka fituar me 70.55% të votave përballë rivalit të tij të ‘BF’ Hysni Sharra, i cili ka marrë vetëm 29.45%.
Në Bashkinë e Himarës fitues është shpallur kandidati i “Bashkë Fitojmë”, Fredi Beleri, i cili aktualisht ndodhet pas hekurave. Fredi Beleri ka arritur të marrë 3837 vota, kundrejt 3818 votave që ka marrë kandidati socialist Jorgo Goro.
Në Selenicë janë numëruar kutitë dhe fitues është shpallur kandidati i PS-së Nertil Bellaj, i cili ka arritu të sigurojë 59.01% të votave. Ndërkohë kandidati i Bashkë Fitojmë ka arritur të marrë 40.99% të votave.
Në Bashkinë Sarandë ka përfunduar numërimi dhe fitues është shpallur kandidati i PS-së Oltion Çaçi i cili ka arritur të marrë 52.46% të votave. Kandidati i “BF”, Ardit Çikuli ka arritur të marrë 33.28% tw votave. Ndërkohë kandidatët e tjerë, ai i PD-së, Skënder Muco ka marrë 4.44% dhe Gjergji Mërkuri 9.82%.
Në Bashkinë Finiq janë numëruar 49 nga 50 kuti dhe kjo është e vetmja bashki ku deri më tani kryeson një kandidat i një force tjetër politike përveç PS dhe BF. Romeo Çakuli i partisë minoritare MEGA me 38.60% është i pari, i ndjekur nga kandidati i BF Leonidha Hristo me 32.22%. Ndërsa kandidati i Partisë Demokratike Leonidha Papa merr 29.18% të votave.
Në Bashkinë Delvinë janë numëruar 22 nga 22 kuti dhe kandidati i mazhorancës Besmir Veli është zyrtarisht fitues me 62.75%, përballë kandidatit të BF Ilir Mehmeti me 37.25%.
Në Bashkinë Konispol ka fituar kandidati i PS Erges Dule me 54.67%, i cili mund kështu kandidatin e Bashkë Fitojmë Fatmir Shero me 45.33%.