Numërohen 245 kuti në Tiranë, Veliaj kryeson ndaj kundërshtarëve

Kandidati socialist për Bashkinë e Tiranës Erjon Veliaj, vijon të thellojë deiferencën në vota, përballë kundërshtarëve të tjerë, pas numërimit të 245 kutive nga 941 në total.

Diferenca mes Veliajt dhe ndjekësit të tij më të afërt kandidatit të BF, Belind Këlliçi është më shumë se 12 mijë vota deri në këto momente.

Deri më tani Veliaj ka marrë 37719 vota, Belind Këlliçi ka marrë 25108vota.

Ndëkrohë ajo që bie në sy është numri i votave që ka marrë kandidati i Lëvizjes Bashkë, Arlin Qori, i cili ka grumbulluar më shumë vota se kandidati i PD, Roland Bejko.

Aktualisht Qori ka 3568 vota, ndërsa Bejko 3248 vota./Albeu.com/


Shtuar 15.05.2023 06:21