Celibashi dështon tërësisht me zgjedhjet, nuk nxjerr dot as rezultatin e Elbasanit, Kamzës dhe Vorës

KQZ po has probleme edhe me publikimin e rezultatit të zgjedhjeve për tre bashkitë ku është votuar elektronikisht. Siç ishte deklaruar më herët nga Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi rezultati për këto tre bashki duhej të publikohej 30 minuta pas përfundimit të procesit të votimit, por tashmë ka kaluar më shumë se një orë e gjysmë dhe KQZ ka në dorë copa të dhënash nga tre bashkitë, ndërkohë që partitë kanë shpallur fitoren tashmë në këto bashki duke hedhur në erë edhe vetë KQZ-në, e cila duket se sot dështoi në gjithçka duke nisur nga mëngjesi.

Celibashi ia hodhi fajin mungesës së telefonisë celulare në këto bashki për mosmarrjen e të dhënave por duket qartë se gjithçka nuk po funksionon. E gjitha nisi në mëngjes ku në një pjesë të mirë të qendrave të votimit nuk u bë identifikimi elektronik i votuesve kurse më pas dolën probleme me bojën. /albeu.com


Shtuar 14.05.2023 20:34