Kapja e parave në Durrës, reagon babai i shoferit të arrestuar

Pa arrestimit të 21 vjeçarit i cili drejtonte fugonin ku u kapën rreth 123 mijë paund ka reaguar dhe babai i tij.

Sipas Shkëlqim Sefollit, i biri nuk kishte dijeni për shumën e parave duke kërkuar drejtësi për ngjarjen. Ai tha në një intervistë  për neës 24 se djali kishte rreth një muaj që kishte nisur punë si shofer duke drejtuar mjetin nga Porti i Durrësit deri në Itali dhe anasjelltas.

“Olsi ka rreth një muaj që punon shofer. Mund të jetë rruga e pestë ose e gjashtë. Nëpërmjet mediave kam mësuar për arrestimin. Djali nuk ka qenë në Angli. Pardje u nis nga Shqipëria me furgonin. Djali nuk ka dijeni për paratë që u gjetën, s’ka lidhje me ngjarjen. Shkoi në Torino dhe djali e la furgonin bosh atje dhe mori furgonin tjetër. Punonte në postë private si shofer. Nëpërmjet avokatit kemi kontaktuar me të. Djali ka mbaruar shkollën elektrike dhe ka punuar elektrike. S’ka pas punë stabël” tha babai i 21-vjeçarit.

Paratë u kapën pasditen e djeshme në Portin e Durrësit dhe ishin fshehur në prapakolpin e një furgoni që vinte nga Anglia. I vetmi i arrestuar është shoferi Olsi Sefolli, 21 vjeç.


Shtuar 20.05.2021 15:33

Tags: ,