Ish-kryeministri Sali Berisha pasditen e sotme do të zhvillojë takimet përmbyllëse në Lezhë dhe më pas në Shkodër.
Ndërkohë demokratë të shumtë nga Lezha kanë dalë në pritje të Berishës duke krijuar radhë të gjata kilometrike trafiku.
Ka qenë ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli e cila ka publikuar video në të cilat shihen qindra simpatizantë me makina dhe flamuj të cilët janë në pritje të ish-kryeministrit.
“Live…Gjysem ore para , presin Berishen…”, shkruan Topalli krahas videos.