VIDEO/ Diola Dosti shkon në festë me fustanin e dhuruar nga ish-bashkëshorti

Nutricionistja Diola Dosti, e cila u bë e njohur për publikun shqiptar pas hyrjes së saj në Big Brother Vip Albania 2, zbuloi se shkoi në festën e BBV e veshur me fustanin “Dolce Gabbana” që ish-bashkëshorti ia ka bërë dhuratë në periudhën kur ishin bashkë.

Gjatë intervistës Diola pohon se fustanin është i shtrenjtë dhe shumë i veçantë për të.

Ajo tha se atë fustan e ka veshur edhe Monica Bellucci.

Diola: Ma ka blerë ish-burri. E ka blerë para shumë kohësh. E rivesha dhe njëherë. Këtë fustan e ka veshur dhe Monika Belucci.

Deklarata e Diolës ka shkatuar mjaft reagime në rrjetet sociale, me përdoruesit që shprehen të habitur për mënyrën se si Diola  flet për ish-bashkëshortin e saj, ndërsa “gojat e liga” thonë se ish-banorja e BBV ka në plan të ndajë ish-bashkëshortin nga gruaja aktuale.

@bigbrotheral2♬ original sound – FD


Shtuar 8.05.2023 22:19