Enkelejd Alibeaj ka refuzuar të përgjigjet në studion e “Opinion”, nëse politikisht do ta pranonte një rikthim të Lulzim Bashës në Partinë Demokratike.
I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu, gjithashtu nëse ai vetë do të kandidonte si kryetar, Alibeaj tha se pas zgjedhjeve të 14 Majit do të paraqesë një platformë të re për rikonceptimin e partisë dhe se kjo është pjesa më e rëndësishme.
Pjesë nga diskutimi në studio
Fevziu: Nëse Basha do kthehet, do e pranonit politikisht?
Alibeaj: Pyetja që bën është e pavend, për një arsye të thjeshtë. Ajo që unë imagjinoj është interesi i PD, nuk është diskutimi kush do të jetë kryetari. Ky është diskutim fare banal. Ajo që besoj se duhet është PD e rinovuar në konçept, frymëzim, ideologji, që do të thotë të jetë një parti shumë më e madhe se kryetari dhe ku kryetari të mos ketë asnjë lloj vlere dhe ta bëj rilevante të tij.
Fevziu: Çfarë mendimi keni për Bashën?
Alibeaj: Ajo çfarë kam unë opinion është e rëndësishme çfarë kam opinion për PD sot dhe nesër.
Fevziu: Do votonit një kthim të Bashës në parti?
Alibeaj: Unë do të votoj dhe do të paraqesë idetë e mia në strukturat që i kemi, do të paraqesim platformë të re për rikonceptim të PD-së, një parti që e ka të parëndësishme kush e drejton në një segment të caktuar, por që qëndron tek liria e zgjedhjes.
Fevziu: Do kandidoni për kryesinë e partisë?
Alibeaj: Sot është e rëndësishme për PD-në që të dalë në mënyrë dinjitoze, me fytyrë të re, alternativë të re dhe dimesion ndryshe.